​Modric zgjedh rikthimin më të vështirë dhe atë më argëtuesin në Ligën e Kampionëve

Futboll

​Modric zgjedh rikthimin më të vështirë dhe atë më argëtuesin në Ligën e Kampionëve

Më: 19 maj 2022 Në ora: 09:51
Luka Modric

Një tjetër sezon shumë të suksesshëm po e përjeton Real Madridi që tashmë është shpallur kampion në La Liga dhe është në finale të Ligës së Kampionëve ku do të ballafaqohet me Liverpoolin më 28 maj.

Për shkak të disa prej lojtarëve që janë më të shtyer në moshë, shumë njerëz nuk e kishin menduar se “Los Blancos” do të ishin kaq të suksesshëm në këtë edicion garues, por në realitet doli e kundërta.

Askush nuk e ilustron këtë më shumë se Luka Modric. 36-vjeçari e ka ruajtur nivelin e tij dhe ishte i rëndësishëm në rikthimet e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat dhe Paris Saint-Germain.

Duke folur pasi iu dha çmimi ‘Marca Legend’, Modric konfirmoi se donte të qëndronte atje përtej këtij edicioni edhe pse ai ende nuk e ka rinovuar kontratën.

“Real Madridi është gjithçka, është shtëpia ime. Ndihem shumë i lumtur këtu. Që në momentin e parë ishte një eksperiencë mbresëlënëse. Ndihem pjesë e këtij klubi, unë jam një tjetër Madridist dhe kjo është për gjithë jetën tënde”, ka thënë Modriç.

“Shpresoj të vazhdoj për shumë vite këtu dhe ta përfundoj karrierën time te Real Madrid”, shtoi ai.

Atij iu kërkua gjithashtu të vlerësonte se cili ishte rikthimi më i vështirë i arritur në Ligën e Kampionëve.

“Rikthimi më i vështirë ishte ai i Cityt sepse pothuajse po mbaronte koha, por skuadra dhe tifozët besuan deri në fund. Është pjesë e ADN-së së këtij klubi, kurse më argëtuesi ishte ai i ndaj PSG-së, ishin 15 minuta çmenduri”, tha Modriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat