Richarlison i kthehet keq komentatorit

Futboll

Richarlison i kthehet keq komentatorit

Më: 20 maj 2022 Në ora: 11:01
Richarlison i kthehet keq komentatorit

Skuadra e Everton siguroi mbrëmjen e së enjtes mbijetesën në Premier League pas fitores me përmbysje m erezultatin 3-2 ndaj Crystal Palace, në një takim që nuk nisi aspak mirë për vendasit.

Pas këtij takimi “heroi” i Everton, Richarlison ka shpërthyer ndaj komentatorit anglez, ish-lojtar i Liverpool, Jamie Carragher, i cili kishte kritikuar sjelljen e brazilianit në derbin e Merseyside të luajtur muajin e kaluar në “Anfield”.

“Carragher laje gojën para se të flasësh për mua dhe Everton, nuk kam fare respekt për ty”-shkroi sulmuesi i Everton në një postim në “Twitter”.

Ky reagim i Richarlison erdhi pasi kur Everton u mund nga Liverpool me rezultatin 2-0, Jamie Caragher shkroi: “Mirë! Të flasësh për rënien e Richarlison nuk ka të bëjë fare me paragjykimet. Në çdo ndeshje ai rrëzohet 3/4 herë sikur të ketë marrë dëmtim të madh, pastaj thjesht ngrihet! Nuk ka të bëjë me marrjen e një penalltie apo faulli, por të pretendosh sikur je i lënduar kur nuk je".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat