Agjenti i Lewandowskit zbulon planin e fshehtë të Bayernit

Futboll

Agjenti i Lewandowskit zbulon planin e fshehtë të Bayernit

Më: 23 maj 2022 Në ora: 22:41
Lewandowski dhe Haaland

Agjenti i Robert Lewandowski, Pini Zahavi ka insistuar se Bayern Munich ishin pas Erling Haaland.

Raportet mes Lewandowski dhe Bayern Munich kanë shkuar në një pikë ku më nuk ka pikë kthimi.

Një nga arsyet duket të jetë edhe plani “i fshehtë” i Bayern për të zëvendësuar polakun. Zahavi thotë se bavarezët monitoronin Haaland, të cilin e donin për të zëvendësuar Lewan.

“Robert është shumë inteligjent edhe në jetën e përditshme, jo vetëm si futbollist. Ai e dinte saktë se çfarë ndodhte rreth tij, dhe çfarë plane kishte Bayerni”, ka thënë Zahavi për ‘BILD’.

“Kështu, Robert e dinte se Bayern donin ta zëvendësonin me Haaland. Babai i Erling e konfirmoi këtë, duke i thënë në një bisedë private ‘Djali im erdhi te Bayern për 50%’. Bota e futbollit është e madhe, por nuk ka sekrete”, shtoi tutje ai.

Robert Lewandowski dëshiron kalimin te Barcelona. Këta të fundit kanë ofruar 32 milionë euro + 5 milionë si bonuse, për kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat