​Kontrolle të rrepta në “Fadil Vokrri”

Futboll

​Kontrolle të rrepta në “Fadil Vokrri”

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 19:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Hyrja e tifozëve në stadiumin "Fadil Vokrri" ka nisur që nga ora 18:00, rreth tri orë para fillimit të ndeshjes Kosovë-Greqi.

Para hyrjes në stadium, secili tifoz po i nënshtrohet një kontrolli të detajuar nga sigurimi dhe policia e Kosovës.

Krejt kjo po bëhet për ta parandaluar futjen e mjeteve të ndaluara brenda stadiumit si armë zjarri, mjete piroteknike apo armë të ftohta.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Para ndeshjes, tifozët dardanë kanë njoftuar se të ketë një shfaqje spektakolare në tribuna, derisa ndeshja starton nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat