Sterling drejt Chelseat

Futboll

Sterling drejt Chelseat

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 23:29
Sterling

Raheem Sterling duket se po shkon drejt transferimit te Chelsea.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur këtë të hënë se ka sinjale pozitive rreth kësaj lëvizjeje.

Chelsea ka një ofertë të re gati dhe pritet që së shpejti t’ia dërgojë Manchester Cityt.

“Qytetarët” janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Sterlingut, pasi ai nuk është më në planet e Pep Guardiolas.

Edhe reprezentuesi i Anglisë thuhet se është i etur për të kaluar në “Stamford Bridge”. Kushtet personale gjithashtu janë diskutuar tashmë.

Sterling me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Situata me kontratën e tij e ka shtyrë edhe klubin të lejojë largimin e 27-vjeçarit këtë vit, për të mos e humbur falas në vitin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat