Gjiganti anglez po e shikon mundësinë e transferimit të Dembeles

Futboll

Gjiganti anglez po e shikon mundësinë e transferimit të Dembeles

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 11:48
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele nuk po arrin assesi të merret vesh me Barcelonën për vazhdimin e kontratës, e cila do t’i skadojë këtë muaj.

E në ndërkohë, përfaqësuesi francez është mjaft i kërkuar nga klubet më të rëndësishme të futbollit evropian.

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, klubi më i interesuar i orëve të fundit për futbollistin ofanziv është Liverpooli.

“Reds” duan të përfitojnë nga rasti për faktin që lojtari është i lirë dhe janë duke e përgatitur një rrogë të majme për ta bindur atë që të zbarkojë në “Anfield Road”.

Ndërkohë, interesim për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit kanë shfaqur edhe klubet tjera të njohura evropiane si Bayern Munch, Chelsea e Paris Saint-Germain.

Mbetet të shihet nëse Dembele do ta gjejë gjuhën e përbashkët me klubin katalunas në ditët në vazhdim apo do të vendosë përfundimisht të largohet nga “Camp Nou”.

Gjatë pesë vjetëve të eksperiencës në Barcelonë, atë e kanë përshkuar lëndimet dhe forma e zbehtë, të cilën e riktheu vetëm këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat