Modric flet për dhimbjen që e kishte kur Ramos u largua nga Real Madridi

Futboll

Modric flet për dhimbjen që e kishte kur Ramos u largua nga Real Madridi

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 18:01
Ramos dhe Modric

Me fillimin e sezonit 2020/21, me vetëm një vit të mbetur nga kontrata e Sergio Ramos, pak e kanë menduar mundësinë e largimit të kapitenit të Real Madridit, ku sipas të gjitha gjasave, as ai nuk e ka menduar atë gjë.

Megjithatë, ndoshta virtyti i tij më i madh, vendosmëria e tij absolute, ishte pikërisht gjëja që çoi në largimin e tij nga Real Madrid pasi të dy palët nuk arritën të bien dakord për rinovimin e kontratës.

Ramos përfundoi në Paris Saint-Germain, dhe që nga transferimi i tij në “Parc des Princes” ai ka pasur një vit të vështirë me lëndime.

Largimi i tij u ndje fort nga të gjithë në klub, e veçanërisht nga mesfushori Luka Modric, i cili duke folur për “Sportske”, shpjegoi se si ishte të humbisje Ramosin brenda dhe jashtë fushës.

“Të gjitha largimet e lojtarëve me njerëz me të cilët kaloni vite, në një epokë shumë të suksesshme, janë të dhimbshme. Për të gjithë. Pas nëntë vitesh, ‘Sergi’ nuk është aty. Që në ditën e parë që ishte pranë meje, më ndihmoi të përshtatesha me Real Madridin, më inkurajoi, besonte në potencialin tim”, tha Modric.

“Ne u bëmë miq të shkëlqyeshëm, familjet tona u mblodhën, kaluam verën së bashku. Ne ende flasim për ato ditë, të paktën përmes mesazheve. Më mungon të dal me të, por kështu janë gjërat në futboll”, shtoi më tej ylli kroat.

Ramos u largua nga Real Madridi pas plot 16 vitesh në “Santiago Bernabeu”, ku kishte arritur të bëjë 671 paraqitje, dhe të regjistrojë 101 gola 40 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat