Laporta për De Jong: Ai dëshiron të qëndrojë

Futboll

Laporta për De Jong: Ai dëshiron të qëndrojë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 10:59
Frenkie De Jong.

Joan Laporta ka folur edhe për situatën që po kalon mesfushori Frenkie De Jong.

Holandezi shprehu pakënaqësitë e tij në lidhje me situatën në klub dhe për rrjedhojë po e mendon seriozisht largimin.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, i pari i klubit katalunas u shpreh se De Jong dëshiron të qëndrojë, përkundër që shumë skuadra po interesohen për të.

“Për Frenkie De Jong janë të interesuara shumë skuadra, por ai dëshiron të qëndrojë. Unë do të bëj gjithçka për ta mbajtur atë në skuadër, por është edhe një çështje e pagës që duhet të zgjidhet”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat