Bayern Munich futet në garë për Matthijs de Ligt

Futboll

Bayern Munich futet në garë për Matthijs de Ligt

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 06:42
Matthijs de Ligt.

 

Bayern Munich është futur në garë për mbrojtësin e Bayern Munich, Matthijs de Ligt.

Bavarezët po e kërkojnë me ngulm një qendërmbrojtës klasi në mënyrë që të jenë konkurrentë të fortë për të gjithë trofetë e mundshëm në sezonin e ardhshëm.

Ishte vetë Oliver Kahn, që mban postin e drejtorit te kampionët e Gjermanisë, ai që dha shenja se transferimi i holandezit mund të ndodhë shumë shpejt.

“Ne jemi të lumtur me kualitetin që kemi në qendër të mbrojtjes, por mund të përmirësohemi edhe më shumë, kur vije puna e lidershipit”, tha shkurtazi ai kur u pyet nëse janë të interesuar për lojtarin e Juventusit.

Gjermanët duhet t’i bëjnë llogaritë me konkurrencën e ashpër të Chelseas të cilët e kanë të domosdoshëm transferimin e një mbrojtësi qendre, pas largimit të Andreas Christiensen dhe Antonio Rudiger.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat