Gjest i veçantë i Piolit me tifozët në stërvitje

Futboll

Gjest i veçantë i Piolit me tifozët në stërvitje

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 21:24
Gjest i veçantë i Piolit me tifozët në stërvitje

Humbja 2-3 përballë ZTE në miqësoren e të shtunës nuk ka prishur humorin te Milani, ku ekipi vazhdon të përgatitet me të njëjtin entuziazëm për sezonin e ri. Kuqezinjtë duken në humor dhe kjo shihet edhe nga gjesti i veçantë që trajneri Stefano Pioli ka bërë ndaj disa tifozëve që dëshironin të shihnin stërvitjen.

Kuqezinjtë aktualisht gjenden në në Vilah, në Austri, por kjo nuk ka penguar tifozë të shumtë të kampionëve të Serisë A që të shkojnë pranë qendrës stërvitore për të parë disa prej idhujve të tyre Meqë stërvitja ishte me dyer të mbyllura, tifozët u rreshtuan jashtë qendrës stërvitore e disa prej tyre, nuk ngurruan të hipnin mbi çatitë e makinave për të parë në veprim idhujt e tyre.

Pioli, duke vënë re këtë situatë, u shpjegoi punonjësve të qendrës stërvitore se këta tifozë mund të ndiqnin stërvitjen, edhe pse “zyrtarisht” ishte me dyer të mbyllura.

Kështu, tifozët u ftuan brenda dhe sistemuan në një tribunë të vogël për të parë minutat e mbetura të përgatitjeve të skuadrës, natyrshëm duke falënderuar më parë Piolin dhe duke i dhënë atij duartrokitjet që meritonte për këtë gjest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat