E dëshironte City, Chelsea shumë afër të rrëmbejë transferimin e Cucurellas

Futboll

E dëshironte City, Chelsea shumë afër të rrëmbejë transferimin e Cucurellas

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 09:49
E dëshironte City, Chelsea shumë afër të rrëmbejë transferimin e Cucurellas

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra e Chelseat është shumë afër që t’ia rrëmbejë nga duart Manchester Cityt transferimin e mbrojtësit të Brighton, Marc Cucurella.

Që nga largimi i Oliver Zinchenkos skuadra e Pep Guardiolas është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë dhe Cucurella ishte zëvendësimi ideal, por që krerët e Cityt po hezitojnë të paguajnë 50 milionë euro për të.

Kampioni anglez besohet se po ofron vetëm 40 milionë euro, gjë kjo që e ka shtyrë Chelsean të futet në garë dhe të rrëmbejë shërbimet e mbrojtësit spanjoll.

Chelsea tani po e kryeson garën për Cucurellan ku thuhet se ka mbetur vetëm të arrihet akordi i plotë me skuadrën e Brightonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat