Ronaldo gëzon tifozët e Manchesterit

Futboll

Ronaldo gëzon tifozët e Manchesterit

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:46
Ronaldo

Cristiano Ronaldo është shprehur i gatshëm për sezonin e ri 2022/23 në Premierligë, që nisi të premten.

Manchester United e zhvillon këtë diel ndeshjen e parë, kundër Brightonit në “Old Trafford”.

Ende nuk dihet nëse Ronaldo të luajë nga fillimi apo do të përfshihet në skuadër, mirëpo ai përmes një fotografie  të publikuar në “Instagram” ka shprehur gatishmërinë e tij për të luajtur.

Kjo fotografi e publikuar nga portugezi po shihet edhe si shenj që ai do të qëndrojë te “Djajtë e Kuq”, pavarësisht raportimeve që e lidhin atë me një largim.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” besohet se kërkoi largimin nga Manchester United, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Ronaldo nuk udhëtoi me skuadrën në Tajlandë dhe Australi për turne para-sezonal – siç u tha për arsye personale, derisa luajti vetëm 45 minuta në miqësoren me Rayo Vallecanon.

Ndryshe, ish-sulmuesi i Sporting Lisbonës, Real Madridit e Juventusit, me Manchester Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, teksa ekziston opsioni për të vazhduar edhe për një tjetër vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat