Irritohen tifozët

Futboll

Irritohen tifozët

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 20:20
Irritohen tifozët

Partizani “alarmon” tifozët e kuq dy javë para fillimit të kampionatit të ri. 16 herë kampionët e Shqipërisë, pas barazimit me Dinamon, humbën 0-3 me Bylisin, ekip të cilin do ta kenë kundërshtar në Superiore.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por “muzika” ndryshoi në fraksionin e dytë, me ballshiotët që shënuan tri herë në portën e kryeqytetasve.

E hapi serinë Kamara në minutën e 56-të, më pas e gjeti golin Abazaj (74’), ndërsa “llogaritë” me të kuqtë I mbylli Kaçorri dy minuta para fundit të kohës së rregullt.

Kjo humbje ka sjellë dhe reagimin negativ të tifozëve të Partizanit në rrjetet sociale. Ata shfaqin mosbesim për forcën e skuadrës dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të drejtuesve.

Formacionet:

Partizani: Teqja, Hadroi, Bitri, Sota, Atanaskovski, Telushi, Rrapaj, Masanga, Cara, Cvetanovski, Skuka.

Bylisi: Haremi, Trumçi, Preka, Damçevski, Lorran, Qoshku, Maçolli, Ruçi, Beji, Fall, Soza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat