Balotelli rikthehet te klubi italian

Futboll

Balotelli rikthehet te klubi italian

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 22:16
Balotelli

Mario Balotelli nuk u thirr për ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme mes Adana Demirspor dhe Girensuspur, e fituar nga skuadra e “Super Marios” me rezultatin 3-2.

Mospërfshirja e italianit në listën e skuadrës vjen për arsye të merkatos, me Balotellin që prej kohës flitet se do të transferohet në Zvicër.

Megjithatë vlen të theksohet se në Turqi në orët e fundit po raportohet se: “Balotelli është gati të kthehet në Brescia”.

Arsyeja e shpërndarjes së këtij lajmi i atribuohet profilit të “Super Marios” në “Twitter”, në të cilin shkruhet: “Sulmuesi i Italisë dhe Brescias”.

Duhet thënë se kjo adresë ka rreth një vit që ka qenë jo aktive dhe ende nuk dihet nëse kjo e dhënë është vendosur nga vetë futbollisti, apo nëse profili është hakeruar.

Balotelli, pra, mbetet një emër i nxehtë në merkato, por ende nuk dihet nëse vërtetë bëhet fjalë për një rikthim të bujshëm në Brescia-n e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat