PSG shet për 25 milionë euro sulmuesin që nuk bënte pjesë në planet e Galtier

Futboll

PSG shet për 25 milionë euro sulmuesin që nuk bënte pjesë në planet e Galtier

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 23:22
Arnaud Kalimuendo

Arnaud Kalimuendo refuzon Leedsin dhe zgjedh të qëndrojë në Ligue 1.

Sulmuesi i talentuar 20-vjeçar ka lënë përfundimisht PSG-në dhe është bashkuar me Rennes, për një operacion që kap shifrën totale prej 25 milionë eurosh, përfshi këtu edhe bonuset.

Kalimuendo është rritur te PSG-ja dhe numëron vetëm tre ndeshje me kampionët në fuqi të Francës, teksa që prej vitit 2020 është huazuar për dy sezone te Lens, ku ka spikatur me 21 gola të shënuar në 65 ndeshje.

Sulmuesi u kërkua me ngulm nga Leeds United në Premier League, megjithatë dëshira e tij ishte që të vijonte qëndrimin në Francë dhe nga kjo përfitoi Rennes, që kënaqi pretendimet e PSG-së për të firmosur me një nga futbollistët më të talentuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat