Barcelona kërkon 25 milionë euro për Aubameyang

Futboll

Barcelona kërkon 25 milionë euro për Aubameyang

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 07:11
Pierre Emerick-Aubameyang

Pierre Emerick-Aubameyang mund të largohet këtë verë nga Barcelona.

Transferimet e shumta, si dhe problemet financiare mund të ndikojnë që gabonezi të largohet nga ‘Spotify Camp Nou’.

Sipas raportimeve të ‘Sport’ Barça kërkon 25 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Chelsea është klubi që së fundmi po monitoron situatën e tij.

Mbetet të shihet nëse ‘Blutë e Londrës’ do paguajnë atë çmim për 33 vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat