Luftë mes skuadrave shqiptare në Evropë 

Futboll

Luftë mes skuadrave shqiptare në Evropë 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2022 Në ora: 12:18
Ballkani

Ballkani i Therandës, me qetësi e pret përballjen e sotme në duel me kampionin e Maqedonisë së Veriut, Shkupi.

Kampioni i Kosovës, ka arritur suksesin më të madh prej skuadrave tona, duke u kualifikuar në play-pff të Conference League, tani kërkon një vend në fazën e grupeve.

Ëmbëlsira e sotme është që përballen mes vete skuadrat shqiptare në Evropë, Shkupi - Ballkani.

Luftë mes skuadrave shqiptare në Evropë. 

Sonte në orën 21:00 në Shkup ndeshen mes vete këto skuadra, sfidë që zgjon kureshtje të madhe.

Një klub si Ballkani ku drejtor sportiv e ka Nderim Nexhipin, “fëmija” nga Çairi, do të ketë përball ish skuadrën e tij, Shkupin.  

Është e qartë se të gjithë në Shkupi, nga njeriu i parë i klubit, Aydin Olgun, e deri te tifozët, duan historinë, duan që ky brez të shkruajë historinë e klubit dhe të sjellë suksesin më të madh të klubit në nivel evropian.

E njëjta është edhe të Ballkani me president klubi Arsim Kabashi. 

Tifozët shkupjan paralajmërojnë mbështetje të madhe, por kërkojnë edhe fitore dhe vetëm fitore.

Gjyqtar kryesor është Ivar Ori Kristiansson nga Islanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat