PSG ëndërron për Bernardo Silvan

Futboll

PSG ëndërron për Bernardo Silvan

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 23:48
Bernardo Silvan

Paris Saint Germain vazhdon të ëndërrojë për Bernardo Silvan.

Gazeta franceze ‘L’Equipe’ njofton se Luis Campos, këshilltari i futbollit i PSG-së, dëshiron të transferojë në çdo mënyrë Bernardo Silva nga Manchester City drejt ‘Parc des Princes’.

Por, ata pritet të hasin në një problem serioz, pasi edhe Barcelona është në garë për mesfushorin portugez.

Xavi Hernandez e pëlqen shumë atë si lojtar dhe një lëvizje e tij drejt ‘Camp Nou’ mund të ndodh.

Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e Bernardos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat