Prishtinës i zbutet dënimi, ndeshjen ndaj Dritës e luan me tifozë

Futboll

Prishtinës i zbutet dënimi, ndeshjen ndaj Dritës e luan me tifozë

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 09:29
Prishtina

Prishtinës i është zbutur dënimi dhe ndeshjen ndaj Dritës do ta luajë me tifozë.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Siç dihet, kryeqytetasin u dënuan me dy ndeshje pa tifozë, pas incidenteve që ndodhën në “Fadil Vokrri” kundër Ballkanit.

Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë të premten e ka ndryshuar pjesërisht  vendimin e shkallës së parë, pas rishqyrtimit të lëndës ku ka vendosur që Prishtina të dënohet me vetëm një ndeshje pa praninë e shikuesve, ndërsa gjoba prej 1200 eurosh ka mbetur në fuqi.

Prishtina tashmë e ka kryer plotësisht dënimin pasi paraprakisht ka luajtur pa tifozë ndaj Malishevës, disa ditë më parë në Lipjan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat