Muriqi: Lojë fantastike sonte, tani të bëhemi gati për ciklin tjetër kualifikues

Futboll

Muriqi: Lojë fantastike sonte, tani të bëhemi gati për ciklin tjetër kualifikues

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 23:39
Vedat Muriqi

Kombëtarja e Kosovës shënoi sot fitore me stil në Ligën e Kombeve, duke e shkatërruar Qipron me rezultat të thellë 5:1.

Fitorja e sotme nënkupton që Kosova e përforcon vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C, ku tani ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, katër sosh më shumë Qipro në vendin e tretë.

Ndërkaq, fitoren e sotme pas ndeshjes e komentoi edhe golashënuesi i dy golave, Vedat Muriqi, i cili e cilësoi takimin e sotëm si një lojë fantastike.

Po ashtu, Muriqi tha se vëmendja tani duhet të kthehet te cikli tjetër kualifikues.

“Zhvilluam një ndeshje dhe një lojë fantastike sonte. Jam shumë i lumtur për golat, por edhe më shumë për nivelin e lojës që kishim. Duhet të bëhemi gati për ciklin tjetër kualifikues dhe të japim maksimumin tonë për të bërë më mirë”, tha Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat