Daja: Ekipi tregoi karakter përballë Malishevës

Futboll

Daja: Ekipi tregoi karakter përballë Malishevës

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 16:05
Daja: Ekipi tregoi karakter përballë Malishevës

Ballkani fitoi tri pikë të mëdha në udhëtim te Malisheva, duke triumfuar 3-2 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri i kampionit në fuqi, Ilir Daja ka deklaruar pas ndeshjes se është shumë i lumtur me fitoren e arritur.

“Ajo që më pëlqen në këtë fitore është se ekipi tregoi karakter duke e përmbysur rezultatin”, ka deklaruar trajneri i Ballkanit për ArtSport.

“Është mirë që ekipi tregoi karakter. Pothuajse në përgjithësi e patën lojën në kontroll”.

“Një pjesë e analizës është bërë në autobus për shkak se konfirmimi për disa që ishin pjesë e përfaqësueseve na ka ardhur pak para lojës”.

“Ata janë lojtar të rëndësishëm që na munguan në këtë ndeshje, përfshirë edhe kapitenin Edvin Kuç të lënduar. Lojtarët që i zëvendësuan mund të them se i mbuluan shumë mirë dhe kjo dëshmon se Ballkani ka lojtarë mjaftueshëm në fond”, ka shtuar më tej Daja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat