Performancë e jashtëzakonshme e Asllanit

Futboll

Performancë e jashtëzakonshme e Asllanit

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 11:52
Performancë e jashtëzakonshme e Asllanit

Inter u mposht ditën e djeshme me rezultatin 1-2 ndaj Romës në “San Siro”.

Zikaltërit luajtën më mirë se kryeqytetasit, por rezultati ishte ai që vendosi se cili ekip duhet të merrte tre pikët.

Megjithatë, dje në fushën e lojës ishte Kristjan Asllani që nga minuta e parë dhe djaloshi nga Elbasani realizoi një paraqitje shumë të mirë duke zëvendësuar kështu Brozovic.

Në një moment, Zaniolo krijoi një kundërsulm për Romën duke tentuar të marrë krahun e majtë, por shihet qartë Asllani që nuk dorëzohet dhe e ndjek nga pas deri në momentin e fundit kur ia heq topin nga këmba me mjeshtëri.

Në këtë moment, i gjithë stadiumi San Siro fillon të duartrokasë për djaloshin shqiptar. Asllani madje iu afua shumë pranë golit, ku nëse do të realizohej, do të ishte një gol fantastik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat