Arsenali kërkon fitoren si mysafirë kundër PSV, ja formacionet zyrtare

Futboll

Arsenali kërkon fitoren si mysafirë kundër PSV, ja formacionet zyrtare

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Arsenali kërkon fitoren si mysafirë kundër PSV, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës holandeze, PSV dhe Arsenalit, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Të dy këto skuadra u përballen javën e kaluar në stadiumin “Emirates”, ku goli i Granit Xhakës ia siguroi Arsenalit fitoren 1:0 ndaj PSV-së.

Skuadra e Mikel Artetas do të synojë edhe sot fitoren, e cila do t’ia vuloste kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të kësaj gare.

Momentalisht, Arsenali zë vendin e parë në Grupin A me 12 pikë të arkëtuara, krahas PSV-së që renditet në vendin e dytë me shtatë pikë të tubuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për PSV nuk do të paraqiten Boscagli, Peersman, Saibari dhe Vertessen, kurse te Arsenali mungojnë Elneny, Marquinhos, Smith-Rowe dhe Zinchenko.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

PSV (4-3-3): Benitez; Max, Branthwaite, Ramalho, Mwene; Gutierrez, Sangare, Veerman; Gakpo, El-Ghazi, Simons

Arsenal (4-3-1-2): Ramsdale: Tomiyasu, Holding, Saliba, Tierney; Odegaard, Lokonga, Xhaka; Vieira; Martinelli, Nketiah

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat