Maqedonia e Veriut fton gjashtë shqiptarë kundër Finlandës dhe Azerbajxhanit

Futboll

Maqedonia e Veriut fton gjashtë shqiptarë kundër Finlandës dhe Azerbajxhanit

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 12:53
Maqedonia e Veriut

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kontrolluese kundër Finlandës (17 nëntor, 18:00) dhe Azerbajxhanit (20 nëntor 14:00) që do të luhen në arenën "Torod Proeski” në Shkup.

Në përbërjen më të mirë të përfaqësueses së Maqedonisë rikthehet kapiteni Stefan Ristovski, ndërsa në ekip rikthehet edhe sulmuesi i Udineses, Ilija Nestorovski.

Në listën e trajnerit Milevski janë 26 futbollistët e mëposhtëm:

Portierët:
Stole Dimitrievski (Rayo Vallecano, Spanjë), Damjan Shishkovski (Doxa, Qipro), Kristian Naumovski (Shkupi), Igor Aleksovski (Rabotniçki);

Mbrojtës:
Darko Vellkovski (Al Etifaq, Arabia Saudite), Visar Musliu (Inglostat, Gjermani), Ezgjan Alioski (Fenerbahçe, Turqi), Todor Todorovski (Sumgait, Azerbajxhan), Stefan Ashkovski (Lamia, Greqi), Nikola Serafimov (MOL Vidi, Hungari) , Kire Ristevski (Pyunik, Armeni), Egzon Bejtullai (Shkendija), Stefan RISTOVSKI (Dinamo Zagreb, Kroaci);

Mesfushorë:
Enis Bardhi (Trabzonspor, Turqi), Agon Elezi (Varazhdin, Kroaci), Jani Atanasov (Hajduk, Kroaci), Stefan SPIROVSKI (Pyunik, Armenia), David Babunski (Mezekevesht, Hungari), Boban Nikollov (FCSB, Rumani), Elif (Napoli, Itali);

Sulmues:

Milan Ristovski (Spartak Trnava, Sllovaki), Bojan Miovski (Aberdeen, Skoci), Aleksandar Trajkovski (Al Feyha, Arabi Saudite), Valon Ethemi (IStambulspor, Turqi), Lupce Doriev (Shkendija), Ilija NESTOROVSKI, (Udinese, Itali);
Grumbullimi i përfaqësueses maqedone për ndeshjet e ardhshme kundër Finlandës (56. renditja e FIFA-s) dhe Azerbajxhanit (123. renditja e FIFA-s) është caktuar për më 14 nëntor (e hënë) në orën 12:00 në hotelin Hilton në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat