Portugalia triumfon me një penallti të dyshimtë të Ronaldos  

Futboll

Portugalia triumfon me një penallti të dyshimtë të Ronaldos  

Nga: K. G. Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 18:54
Ronaldo

Cristiano Ronaldo me Portugalinë tregojnë fuqinë në 25 minutat e fundit, duke e mposhtur me rezultat 3:2 Ganën, në takimin e xhiros së parë të Grupit H të Kampionatit Botëror në futboll.

Pesë gola për 25 minutat e fundit, një Portugali që shkëlqeu në krye me Ronaldon.

Në minutën e 63-të, gjyqtari akordon penallti ndonëse ishte e dyshimtë dhe as që ka reaguar VAR-i.

Ronaldo i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 65-të.

Për Portugalinë realizuan Ronaldo (65'- nga penalltia), Joao Felix (78'), Leao (80') dhe për Ganën shënuan Ayew (73'), Bukari (89’).

Ronaldo u zëvendësua në minutën e 88-të.

Portugalia kryeson në Grupin H me 3 pikë, pasojnë Uruguai 1, Koreja e Jugut 1 dhe Gana 0 pikë.

Më 28 nëntor takohen: Koreja e Jugut - Gana (14.00) dhe Portugalia - Uruguai (20.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat