Tirana, Kukësi e Vllaznia gjejnë fitore në ndeshjet e para

Futboll

Tirana, Kukësi e Vllaznia gjejnë fitore në ndeshjet e para

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 17:12
Tirana, Kukësi e Vllaznia gjejnë fitore në ndeshjet e para

Skuadrat e Kategorisë Superiore kanë rifilluar srëvitjet për pjesën në vijim të sezonit, pas ndërprerjes për shkak të Kampionatit Botëror. Shumë klube po përgatiten në vendin tonë e ka të tjera si Partizani që ka udhëtuar drejt Turqisë apo Vllaznia që është akomoduar në Mal të Zi. Ndërkohë, një pjesë e ekipeve kanë nisur të luajnë ndeshje miqësore për të matur forcat e tyre.

Tirana ka zbritur në fushë dje përballë Besës në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” , teksa ka fituar me rezultatin 3-1 falë golave të Xhixhës, Patrik e Nikqit. Për bardheblutë kjo ndeshje ka shërbyer edhe për të përgatitur Superkupën e Shqipërisë që luan në javën e ardhshme ndaj Vllaznisë.

Kjo e fundit ka luajtur sot në Ulqin përballë FK Zora Shpuz. Shkodranët kanë fituar me shifrat 3-0, ku golat i ka shënuar Marku në pjesën e parë dhe Vulaj e Aralica në të dytën.

Ndërkohë, Kukësi ka luajtur dje miqësore me Dinamon duke matur forcat me një skuadër të Kategorisë së Parë të ndërtuar për t’u kthyer në elitë. Skuadra e Dobit ka mposhtur atë të Dedes me shifrat 2-1, falë golave të Dacit e Berishës ndërsa Taulant Marku shënoi për blutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat