Një tifoz fut në fushë flamurin me ngjyrat e ylberit, reagon shpejtë sigurimi dhe gjyqtari

Futboll

Një tifoz fut në fushë flamurin me ngjyrat e ylberit, reagon shpejtë sigurimi dhe gjyqtari

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 21:29
Një tifoz fut në fushë flamurin me ngjyrat e ylberit

Ishin të ndaluar, por më në fund një tifoz ka arritur ta fus brenda stadiumit një flamur të komunitetit LGBTQ+.

Shumë kombëtare, kryesisht evropiane kanë polemizuar me FIFA-n për ta mbajtur shiritin me ngjyra të ylberit në ndeshjet e Kupës së Botës në Katar.

Por shtëpia më e madhe e futbollit botëror e ndaloi një gjë të tillë, pasi shteti i Katarit nuk e përkrah këtë komunitet.

Gjithsesi një tifoz ka arritur ta fus një flamur të komunitetit LGBTQ+ në stadium në sfidën Portugali – Uruguai.

Megjithatë tifozi në fjalë u pengua nga sigurime, derisa flamurin në fjalë e largoi nga fusha gjyqtari kryesor.

Portugalia ka kaluar në epërsi në sfidën ndaj Uruguait vetëm dy minuta më vonë, kur Cristiano Ronaldo shënoi me kokë pas harkimit nga Bruno Fernandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat