​Shaqiri në dyshim për ndeshjen ndaj Serbisë

Futboll

​Shaqiri në dyshim për ndeshjen ndaj Serbisë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 12:19
Xherdan Shaqiri

Zvicra do ta zhvillojë të premten ndeshjen vendimtare për kualifikim në fazën tjetër të Kampionatit Botëror ku do të ballafaqohet me Serbinë në kuadër të raundit të tretë të ndeshjeve të grupit G.

Reprezentuesi zviceran qëndroi në pankinë në ndeshjen kundër Brazilit për shkak të problemeve muskulare të cilat duket se nuk kanë kaluar ende.

31-vjeçari mesa duket po vuan ende nga të njëjtat probleme muskulore, dhe po lufton më kohën për t’u rikuperuar për këtë sfidë jetike.

E njëjta gjë vlen edhe për Noah Okafor, i cili u ankua për probleme muskulore fundjavën e kaluar dhe për këtë arsye u desh të dorëzohej për ndeshjen e Brazilit.

Brazili tashmë e ka siguruar vendin e parë në grup me gjashtë pikë, kurse Zvicra është e dyta me tre pikë, dy më shumë se Kameruni dhe Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat