Bëri bujë me deklaratën ndaj Shaqirit, reagon sërish këngëtarja serbe

Futboll

Bëri bujë me deklaratën ndaj Shaqirit, reagon sërish këngëtarja serbe

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 20:17
Maja Nikoliç, Xherdan Shaqiri

Ndeshja Zvicër-Serbi që u mbajt pak ditë më parë vazhdon të jetë shumë e komentuar. Së fundmi këngëtarja serbe Maja Nikoliç, ka habitur me deklaratën e saj. Mediat serbe shkruanin për një bisedë që supozohej se këngëtarja kishte zhvilluar me futbollistin e njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri.

“Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. Ata luajtën “Të gjithë më mashtruan”. U thashë, mos më përshëndetni, derisa të na kërkoni falje publike. Ku më gjete, turp të kesh atdhetar, si më përshëndet?

Nuk më intereson të më dëgjojnë zviceranët dhe disa Shaqirë që e urrejnë Serbinë. Unë thashë që urrejtësit e serbëve nuk duhet të më përshëndesin”, tha Nikoliç. Megjithatë, pasi kjo deklaratë bëri bujë në media, ajo ka reaguar sërish duke thënë se deklarata e saj është nxjerrë nga konteksti.

“Ju lutem mos shkruani këto lajme të pavërteta. Mos më përfshini me njerëz të tillë. Unë nuk e njoh këtë njeri, ne kurrë nuk kemi pasur kontakte dhe nuk është e drejtë që të shkruhet për dikë që më ka telefonuar kur ne nuk jemi takuar kurrë. Ajo ishte thjesht një video nga një show, por mediat e kanë deformuar deklaratën time”, shkruan ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat