Real Madridi fiton pas 120 minutave kundër Atleticos dhe kualifikohet 

Futboll

Real Madridi fiton pas 120 minutave kundër Atleticos dhe kualifikohet 

Nga: K. Goca Më: 26 janar 2023 Në ora: 22:56
Reali

Real Madridi pas 120 minutave ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Atletico Madridit, në takimin e çerekfinales së Kupës së Mbretit në Spanjë.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1) por pas vazhdimeve Reali ia doli ndaj rivalit të përbetuar të kryeqytetit spanjoll.  

Futbollisti Alvaro Morata në minutën e 19-të, i shënon ish skuadrës së tij dhje kaloi në epërsi Atleticon.

Në minutën e 79-të, Rodrygo ka barazuar rezultatin 1:1 dhe e dërgon takimin në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Në minutën e 99-të, Saviq i Atleticos u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Në minutën e 104-të, Karim Benzema nga afërsia realizoi për 2:1.

Vinicius në minutën e 120-të, shënoi për fitoren 3:1.

Në gjysmëfinale kualifikohen Real Madridi, Barcelona, Athletic BIlbao dhe Osasuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat