​Leao i ikën nga takimi Maldinit, ndërpriten bisedimet për rinovimin e kontratës

Futboll

​Leao i ikën nga takimi Maldinit, ndërpriten bisedimet për rinovimin e kontratës

Më: 31 janar 2023 Në ora: 12:06
​Leao

Nuk ka asnjë avancim në bisedimet për rinovim të kontratës së Rafael Leaos me Milanin pas ofertës së fundit të klubit.

Kontrata e yllit portugez skadon me kuqezinjtë në qershor të vitit 2024 dhe klubi ka qenë i prirur ta lidhë atë me një marrëveshje të re. Pas Kupës së Botës në Katar, Milani i ofroi Leaos një kontratë afatgjatë me vlerë rreth 7 milionë euro neto në sezon, duke shpresuar se ky do të ishte hapi i nevojshëm për të gjetur një marrëveshje.

Por, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Milani nuk ka arritur të përparojë në bisedimet për rinovimin e kontratës me Leaon pas ofertës së tyre të fundit, me çështjen e klauzolës së lirimit që po rezulton të jetë problematike.

Klauzola aktuale e lirimit të 23-vjeçarit është 150 milionë euro dhe ai do të donte që ajo të përgjysmohej në rreth 70-80 milionë euro në marrëveshjen e re. Klubi, nga ana tjetër, do të preferonte ta heqë atë tërësisht dhe nuk ka ndërmend të përgjysmojë klauzolën aktuale.

Tensionet thuhet se janë të larta mes lojtarit dhe drejtorit Paolo Maldini dhe takimi i tyre i fundit ballë për ballë përfundoi papritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat