Ish selektori i Shqipërisë, emërohet trajner i skuadrës sllovene

Futboll

Ish selektori i Shqipërisë, emërohet trajner i skuadrës sllovene

Më: 2 mars 2023 Në ora: 20:35
Edi Reja

Lëvizje surprizë, ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka marrë drejtimin e skuadrës sllovene  ND Gorica.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa italiani do të pasojë Miran Srebrni, i shkarkuar për rezultate negative.

Bashkë me Rejën te skuadra sllovene janë afruar dhe asistentët Serxhio Porrini dhe Luixhi Febrari, që kanë qenë ndihmesa të tij edhe në Kombëtaren shqiptare.

Gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner, Reja drejtoi shumë klube italiane. 

Ka fituar kampionatin e Serisë B me Breshan dhe Vicencën dhe titullin nënkampion me Kaljarin dhe Napolin.

Gjithashtu 77-vjeçari drejtoi edhe Lacion, Atalantën dhe Hajdukun e Splitit, teksa në rang kombëtaresh ka drejtuar vetëm Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat