A mund të përjashtohet kundërshtari i Kosovës me 4 prill në Lisbonë?

Futboll

A mund të përjashtohet kundërshtari i Kosovës me 4 prill në Lisbonë?

Nga: K. G. Më: 24 mars 2023 Në ora: 15:09
Logo e UEFA-së

Të shtunën në mbrëmje në orën 18:00, kombëtarja e Zvicrës do të takohet me Bjellorusinë në Novi Sad (Serbi) për të nisur ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Fqinji i Rusisë nuk lejohet të luajë në vendin e vet për shkak të luftës së agresionit rus, kështu që Serbia u zgjodh si një vend neutral.

Siç raporton “Sportschau”, UEFA mund të përjashtojë Bjellorusinë. 

Kjo vjen nga një letër që iu dërgua UEFA-së nga më shumë se 100 anëtarë të Parlamentit të Bashkimit Evropian, të cilët kërkojnë të përjashtojnë Bjellorusinë për shkak se është në përkrahje të agresorit rus kundër Ukrainës. 

Takimi i radhës i UEFA-s do të zhvillohet në Lisbonë më 4 prill.

A do të përjashtohet Bjellorusia nga futbolli, mbetet të shihet. 

Në grupin I me Bjellorusinë bëjnë pjesë Zvicra, Izraeli, Kosova, Andorra, Rumania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat