Zëvendëspresidenti i Barcelonës: Jemi në kontakt me Messin

Futboll

Zëvendëspresidenti i Barcelonës: Jemi në kontakt me Messin

Më: 31 mars 2023 Në ora: 15:29
Messi

E ardhmja e Messit është në pikëpyetje.

Sulmuesi argjentinas ende nuk ka pranuar të ulet në bisedime me PSG për të rinovuar kontratën e tij.

Oferta ka nga MLS dhe nga Arabia, por kampioni i botës ende nuk ka marrë ndonjë vendim.

Gjatë prezantimit të edicionit të dhjetë të Kupës së Botës të Akademisë së Barçës, zëvendëpresidenti i Barcelonës, Rafael Yuste është shprehur për një rikthim të mundshëm të Leo Messit.

“Natyrisht që do të doja ta shihja të kthehet. Për atë që mund të përfaqësojë në nivel sportiv, social dhe ekonomik.

Po, ne jemi në kontakt me të”, është shprehur ai duke ndezur akoma edhe më shumë shpresat e tifozëve katalanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat