Roberto: Na “vrau” goli i shënuar në fund të pjesës së parë

Futboll

Roberto: Na “vrau” goli i shënuar në fund të pjesës së parë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 15:43
Roberto

Mbrojtësi i Barcelonës, Sergi Roberto e ka komentuar humbjen e mbrëmshme nga Real Madridi, i cili e “pushtoi” Camp Noun duke triumfuar me rezultat 4:0.

Katalunasit e kishin fituar lojën e parë gjysmëfinale të Copa del Rey dhe mbrëmë synonin ta kompletonin në shtëpi kualifikimin në finale.

Por, ata i patën disa mungesa dhe u përballen me një “stuhi” që arriti nga Madridi, me Karim Benzeman që i shënoi tre gola dhe Vinicius Junior me një tjetër.

“Goli para mbylljes së pjesës së parë na ‘vrau’.

Moralisht e kemi ndier, ndërsa më pas nuk ia dolëm ta bënim lojën tonë në pjesën e dytë. Në atë të parë, ne ishim superiorë ndaj tyre.

Mëkat, sepse dëshironim të ishim në lojë për dy trofetë në të cilët ishim në lojë.

Sidoqoftë, kjo nuk do të influencojë në kampionat”, u shpreh mbrojtësi i katalunasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat