Mediat italiane janë në të njëjtën mendje për Kristjan Asllanin

Futboll

Mediat italiane janë në të njëjtën mendje për Kristjan Asllanin

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:48
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani e nisi nga minuta e parë me Interin kundër Salernitanës, e mbyllur me shifrat 1:1.

Goli i Interit do të niste nga këmbët e Asllanit.

Pas një pasimi të bukur të mesfushorit shqiptar do të gjendej Lukaku.

Ky i fundit pasoi me kokë te Gonsens dhe aty mbërriti goli i zikaltërve.

Sa i përket vlerësimit të mediave italiane, në pak raste ndodh që të gjitha mediat të jenë me të njëjtën notë. 6.5 është vlerësimi i dhënë për mesfushorin shqiptar dhe kjo është një notë mbi mesataren.

Nota e Kristjan Asllanit

Gazzetta dello Sport: 6.5

Corriere dello Sport: 6.5

Tuttosport: 6.5

TMW: 6.5

Lojtari i Interit: 6.5

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat