Fernandez: Jemi të gatshëm për Realin, nuk kemi frikë

Futboll

Fernandez: Jemi të gatshëm për Realin, nuk kemi frikë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 21:22
Enzo Fernandez

Enzo Fernandez ka thënë se skuadra e bashkuar e Chelseat është tejet e përgatitur për tu përballur me Real Madridin nesër mbrëma, me mesfushorin që lavdëroi ndikimin e hershëm të trajnerit, Frank Lampard.

Chelsea përballet me Real Madridin në “Santiago Bernabeu” nesër mbrëma, ndeshja kjo e parë mes dy skuadrave në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Frank foli me grupin para kësaj ndeshje dhe na tha që të mbajmë kokën të fokusuar. Chelsea është një klub me histori të madhe dhe na tregoi neve për momentin kur e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2012 dhe e përmendi se ai ishte në momentet më të këqija të futbollit me Chelsean asokohe”, tha Fernandez.

“Ai na përfaqëson neve në mënyrën më të mirë, dhe nesër ne do të japim më të mirën nga vetja që të përfaqësojmë Chelsean në mënyrën më të mirë të mundshme gjithashtu”, tha Fernandez.

Po ashtu, mesfushori argjentinas tha se skuadra nuk ka frikë nga Reali.

“Por frikë? Absolutisht nuk kemi frikë. Aty ka respekt sepse kjo është një ndeshje futbolli dhe ne e dimë cilësinë që ka Real Madridi, por sigurisht që nuk kemi frikë”, tha Fernandez.

Chelsea luan nesër me Real Madridin si mysafir në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalen e parë mes dy skuadrave në kuadër të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat