Drenica pret Ballkanin në Skenderaj, formacionet zyrtare

Futboll

Drenica pret Ballkanin në Skenderaj, formacionet zyrtare

Më: 16 prill 2023 Në ora: 14:49
Pamje nga një ndeshje

Drenica dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë mysafir të drenicasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Ilir Dajës është në një formë jo të mirë, por synon të kthehet të fitorja për të tentuar ta rikthej pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër, vendasit e Bledar Devollit kanë pesë humbje radhazi dhe ky është momenti i fundit për t’u rikthyer nëse duan qëndrimin në Superligë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Gjokaj; Lushtaku, Kuka, Hoti, Bejta, Hussein; Thaqi, Abazi, Da Silva, Yudi; Bintsouka; 

Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Jashanica, Dellova, As.Thaqi; Kuc, Emerllahu, Zyba; Korenica, Gripshi, Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat