United shumë afër Ligës së Kampionëve, dështon Liverpooli

Futboll

United shumë afër Ligës së Kampionëve, dështon Liverpooli

Më: 20 maj 2023 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Kanë përfunduar edhe katër ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në Premier Ligën angleze, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Vitality”, Manchester United e ka mposhtur Bournemouthin me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mesfushori brazilian Casemiro, i cili i siguroi fitoren “Djajve të Kuq”, në minutën e 9’.

Ndërkaq, skuadra e Liverpoolit nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e sotme ndaj Aston Villas, ku rezultati në fund tregonte 1:1.

Jacob Ramsey kaloi Aston Villan në epërsi prej 1:0 në minutën e 27’, kurse golin e barazimit për Liverpoolin e shënoi Roberto Firmino në minutën e 89’ të ndeshjes.

Rezultatet finale të ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligë i gjeni më poshtë.

Tottenham 1:3 Brentford

Bournemouth 0:1 Manchester United

Fulham 2:2 Crystal Palace

Liverpool 1:1 Aston Villa

Wolverhampton 1:1 Everton 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat