Allegri: Do të ishin ende në garë për Championsin

Futboll

Allegri: Do të ishin ende në garë për Championsin

Më: 28 maj 2023 Në ora: 23:33
Allegri

Ka mjaftuar një gol i Zhiru që Milani të fitojë supersfidën e javës së 37-të përballë Juventusit dhe të sigurojë matematikisht kualifikimin për edicionin e ardhshëm të Champions League.

Ndërkohë në krahun tjetër u shuan përfundimisht shpresat e “Zonjës së Vjetër”, për të bërë një mrekulli për t’u kualifikuar në edicionin më të rëndësishëm europian vitin e ardhshëm.

Në lidhje me këtë situatë foli edhe trajneri Alegri, që për mikrofonin e “DAZN” pas ndeshjes deklaroi:   

“Pas ndeshjes falenderova djemtë sepse kanë bërë një sezon të rëndësishëm, të jashtëzakonshëm.

Duhet ta mbyllim me nder në Udine sepse një sezon si ky nuk i urohet askujt.  

Kemi patur shumë vështirësi, problemet me pikët, etj. Nuk kemi për cfarë flasim sonte.

Unë e përsëris që ne kemi bërë 69 pikë.  

Energjitë na mbaruan. Sezoni përfundoi kundër Sevijas.

Sonte patëm fillimisht 2-3 raste, por pak kthjelltësi përpara porte. Më pas erdhi goli nga Zhiru, i cili realizoi një gol të bukur. 

Duke vlerësuar atë që kemi bërë në fushë, ne do të ishim ende në garë për Champions League”, deklaroi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat