City po përgatit një marrëveshje të re për Haaland

Futboll

City po përgatit një marrëveshje të re për Haaland

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 11:14
Erling Haaland

Klubi i futbollit Manchester City planifikon t`i ofrojë sulmuesit norvegjez Erling Haaland një zgjatje të kontratës pas përfundimit të këtij edicioni, raporton `The Daily Telegraph`.

Haaland mbërriti në Manchester City nga Borussia Dortmund vitin e kaluar për 60 milionë euro , derisa ka kontratë me “qytetarët” deri më 30 qershor 2027.

Këtë sezon për Manchester Cityn në të gjitha garat sulmuesi shtatlartë shënoi 52 gola në 52 ndeshje.

Haaland më parë kishte deklaruar se dëshiron të luajë në të pesë ligat kryesore evropiane gjatë karrierës së tij dhe kishte spekulime se ai mund të vazhdojë karrierën e tij në Real.

Mediat britanike raportojnë se drejtuesit e Manchester Cityt duan të pengojnë çdo negociatë me klubin madrilen me nënshkrimin e një kontratë të re.

Haaland fitoi Premier League dhe FA Cup në sezonin e tij të parë me Cityn dhe ka mundësinë të festojë edhe trofeun e Champions League nëse City e mund Interin të shtunën në finalen e Stambollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat