Granit Xhaka para sfidës me Bjellorusinë: Nuk është rasti i fundit 

Futboll

Granit Xhaka para sfidës me Bjellorusinë: Nuk është rasti i fundit 

Nga: K. Goca Më: 14 tetor 2023 Në ora: 19:12
Granit Xhaka

Kombëtarja e Zvicrës me qetësi e pret përballjen me Bjellorusinë, në kuadër të xhiros së tetë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Ndeshja luhet nesër në orën 18.00 në stadiumin “Kybunpark” në St. Gallen.

Zvicra kryeson me 14 pikë dhe Bjellorusia renditet në vend të pestë me 5 sosh.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin dhe kapiteni Granit Xhaka, u shprehën optimistë para sfidës me bjellorusët.

“Kam gati 12 vite këtu. Mendoj se çdo lojtar që vjen këtu është krenar.

Dua të bëj krenare gjithë Zvicrën”, tha mes të tjera Xhaka.

“Nuk do të bëj ndonjë përgatitje të veçantë. 

Për momentin jam mjaft i qetë.

Dua të shijoj stërvitjen përfundimtare sot dhe më pas të përgatitem normalisht për nesër.

Loja është relativisht herët, nuk e di nëse do të ketë festë më pas”, tha Xhaka. 

Murat Yakin tha mes të tjera: “Nëse Bjellorusia nesër luan vetëm me një sulmues, nuk na duhen tre qendërmbrojtës. 

Kështu që ne do të luajmë sërish nesër me një katërshe”.

“Nuk është rasti i fundit. 

Unë nuk do të thosha këtë. 

Por patjetër që duam të arrijmë diçka në verë. 

Ne duhet të kualifikohemi së pari, hapi i parë nesër është fitorja kundër Bjellorusisë. 

Ne gjithashtu duhet të sigurohemi që të kemi shumë lojtarë në skuadër që luajnë në një nivel të lartë”.

“Për sa kohë të kem këtë uri dhe këtë pasion, do të vazhdoj. 

Sigurisht që edhe trajneri luan një rol. 

Por nuk dua të them se do të luaj një apo dy turne të tjera. 

Do ta diskutoj këtë me trajnerin dhe stafin”, tha më tej Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat