​Partizani mposht Teutën, Skënderbeu barazon me liderin

Futboll

​Partizani mposht Teutën, Skënderbeu barazon me liderin

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 19:50
Partizani-Teuta

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, të cilat ishin të vlefshme për xhiron e 10-të të Superligës së Shqipërisë.

Pas më shumë se 100 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, Skënderbeu ka barazuar 1:1 me Egnatian.

Golin për vendasit e shënoi Franklin Nnamdi Ahanonu (minuta e 90+13’), kurse te Egnatia golashënues ishte Vusal Isgandarli (minuta e 3’).

Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja tjetër interesante mes Teutës dhe Partizanit, ku ky i fundit shënoi fitore me rezultat minimal 1:0.

Golin e fitores për Partizanin e shënoi Albers Keko në minutën e 90+2’.

Rezultatet finale:

KF Tirana 1:1 Dinamo

Skënderbeu 1:1 Egnatia

Teuta 0:1 Partizani 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat