Kevin De Bruyne në listën e Man. Cityt për Botërorin e klubeve?!

Futboll

Kevin De Bruyne në listën e Man. Cityt për Botërorin e klubeve?!

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:44
Kevin De Bruyne

Futbollisti belg Kevin De Bruyne mund të rikthehet së shpejti në fushë. Ai është në skuadrën e Man. Cityt për Botërorin e ardhshëm të Klubeve në Arabinë Saudite.

FIFA shpalli skuadrën prej 23 lojtarësh për turneun që fillon më 12 dhjetor, me emrin e De Brujne-s që tërhiq vëmendje të veçantë pasi ai pritet të kthehet në fusha në Janar, jo dhjetor.

Futbollisti belg 32-vjeçar nuk ka luajtur që nga një operacion në gusht.

Ai u dëmtua në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit në fillim të qershorit dhe u shërua gjatë ndeshjes së parë të Premier Ligës të sezonit të ri kundër Barnli-t më 11 gusht.

Së fundmi ai ka deklaruar se rikuperimi i tij po shkon mirë, por se nuk pret të kthehet para fundit të vitit.

Man. Siti, i cili përfaqëson Evropën si fitues i Ligës së Kampionëve, e nis garën në Kupën e Botës për Klube nga gjysmëfinalja. Kundërshtari i Sitit në gjysmëfinale, më 19 dhjetor, do të jetë ose klubi meksikan Leon ose Urava nga Japonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat