Ka marrë shumë pak minuta, një tjetër futbollist pritet të largohet nga Vllaznia

Futboll

Ka marrë shumë pak minuta, një tjetër futbollist pritet të largohet nga Vllaznia

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 10:57
Xhelil Asani

Xhelil Asani është lojtari i radhës që mund të lërë Vllazninë. Ai pritet që të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit.

Megjithatë, kjo do të jetë në dorën e lojtarit dhe mirëkuptimit që do të gjejë ai me drejtuesit e klubit.

Siç dihet, ai ka një kontratë dyvjeçare me të drejtë rinovimi.

Asani mund të jetë lojtari i katërt që do të lërë kuqeblutë, pas Çeshmedjiev, Dodev e Dragoshit, duke treguar se Vllaznia ka dështuar në merkaton e verës në përzgjedhjet që ka bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat