Sfidë dramatike mes Barcelonës dhe Villarealit, tronditen katalunasit 

Futboll

Sfidë dramatike mes Barcelonës dhe Villarealit, tronditen katalunasit 

Më: 27 janar 2024 Në ora: 20:36
Pamje nga ndeshja

Barcelona tronditet nuk konak të vetin. Një ndeshje për infarkt, 0:2, 3:2, 3:5!

Villareali ka shënuar fitore në minutën e 90+12, me rezultat 5:3 ndaj Barcelonës.

Djelmoshat katalunas treguan lojë të madhe në 20 minutat e fundit (60’ – 80 minutë)) por fatkeqësisht pësuan humbje 3:5 nga Villareali.

Moreno në minutën (41’) e Akhomach në atë të 54-tën, shënuan për epërsinë 0:2 të Villarealit. 

Barcelona këndellet dhe përmbysin këtë epërsi (3:2) me golat e Gundogan (60'), Pedri (68') e Bailly (71-aitogol). 

Mysafirët nuk lejuan që të mposhten, Guedes ka shënuar për 3:3 në minutën e 84-të dhe Sorloth në atë të 90+9 e Morales në të 90+12.

Pas 22 jave në kampionatin spanjoll, Real Madrid kryeson me 54 pikë, pasojnë Girona me 52, Barcelona 44 e Villareali renditet në pozitën e 14-të me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat