Benzema kthehet me kokën ulur në Arabinë Saudite

Futboll

Benzema kthehet me kokën ulur në Arabinë Saudite

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 22:13
Karim Benzema

Karim Benzema do të jetë i detyruar të durojë të paktën deri në verë kritikat ndaj tij në Arabinë Saudite, një vend ku tashmë është e qartë që nuk dëshiron të qëndrojë më,

Por gjithsesi, sulmuesi është detyruar të kthehet përsëri në stërvitje me klubin e Al Itihad, një muaj pas largimit nga Arabia dhe kërkesës për ta transferuar në një skuadër tjetër.

Sulmuesi kishte munguar në fazën përgatitore që pjesa tjetër e skuadrës bëri në Dubai nën urdhrat e Marcelo Gajardo teksa priste që ndonjë klub europian t’i jepte mundësinë të kthehej përsëri protagonist në futbollin e rëndësishëm

Por askush nuk ishte gati të shpenzonte shuma marramendëse për francezin e kështu, ai u dorëzua dhe sot është shfaqur në stërvitje me Al Itihad.

Megjithatë, pasojat do të jenë të rënda për të, pasi si fillim pritet të ketë tifozerinë kundër në çdo ndeshje.

Pastaj e rëndësishme është si do ta trajtojë trajneri Marcelo Gajardo, i cili kishte bërë planet pa francezin dhe në mediat arabe u spekulua se i kishte bërë të qartë klubit se nuk kishte nevojë për të në ekip ndaj mund ta linin të largohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat