“Presingu i Napolit nuk funksionoi ndaj Barcelonës”, Rrahmani flet pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Futboll

“Presingu i Napolit nuk funksionoi ndaj Barcelonës”, Rrahmani flet pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Më: 13 mars 2024 Në ora: 08:28
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm të Napolit ndaj Barcelonës dhe mendon se ata largohen nga Liga e Kampionëve ‘me kokën lart’, por pranon se presingu i lartë ‘nuk funksionoi’.

Napoli i Rrahmanit është eliminuar nga Barcelona në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve pas humbjes 3-1 në ndeshjen kthyese në ‘Estadi Olimpic de Montjuic’, pas barazimit 1-1 në Itali.

Fermin Lopez, Joao Cancelo dhe Robert Leëandoëski shënuan për vendasit, ndërsa Rrahmani shënoi golin e vetëm për Napolin.

Pas humbjes, kapiteni i Kosovës ka treguar arsyen e eliminimit, por ndihet ‘krenar’ me paraqitjen e ekipit ndaj Barcelonës.

“Largohemi me kokën lart, sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sulmuese, edhe nëse mund të kishim bërë më mirë në golat e tyre dhe të kishim shënuar golin e barazimit”, ka thënë fillimisht Rrahmani për Sport Mediaset.

“Fatkeqësisht, nëse nuk i shfrytëzoni shanset tuaja kundër kundërshtarëve të fortë, do të detyroheni të paguani për këtë”.

“Ne u përpoqëm të përdornim një presion të lartë, por në të vërtetë nuk funksionoi, përkundrazi i lejoi Barcelonës të kishte disa kundërsulme. Nuk kemi bërë presion në mënyrë efektive”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat