Dinamo mban “boshtin”e skuadrës

Futboll

Dinamo mban “boshtin”e skuadrës

Më: 23 maj 2024 Në ora: 11:58
Dinamo

Dinamo dështoi këtë sezon të arrinte objektivin minimal që ishte Europa. Në këtë mënyrë priten afrime cilësorë për të bërë të mundur që sezonin e ardhshëm të jenë pjesmarrës në kompeticionet europiane.

Drejtuesit nuk dëshirojnë të dështojnë sërish dhe për këtë kanë menduar filllimisht të ruajnë “boshtin” kryesorë të ekipit, rreth të cilit më pas do të bëhen edhe përforcimet e tjera. Largime sigurisht ka pasur në masë nga "Blutë”, me drejtuesit që kanë nisur punën për zëvendësuesit e tyre.

Kështu “boshti” i skuadrës nis nga Sali, për të vazhduar me Hoxhën, Lorran, Meksi, Janku, Mija. Gjithashtu element kyç janë edhe Gudiaby dhe Qefalija, Zabërgja, Kaçorri dhe Tahiri, për të kulmuar me Itodor Peter Mandela, ku pritet zyrtarizimi i tij.

Ndërkohë e ardhmja e Denisson mbetet pezull. Lojtarit i ka përfunduar kontrata me “Blutë”.

Palët kanë një akord verbal për rinovimin, por interesimet për brazilianin nga ekipe të tjera të Superiores duket se kanë “trazuar ujërat”. Pikërisht kjo është një tjetër çështje e rëndësishme për t’u zgjidhur te Dinamo në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat