Granit Xhaka: Kritika pas ndeshjes me Kosovën ishte gabim

Futboll

Granit Xhaka: Kritika pas ndeshjes me Kosovën ishte gabim

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 00:03
Granit Xhaka

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka përmendur ndeshjen me Kosovën.

Ai kishte kritikuar mënyrën se si Zvicra kishte përgatitur ndeshjen dhe kjo ishte bërë e madhe. Ishte vlerësuar sulm ndaj selektorit të Zvicrës.

“Situata pas ndeshjes me Kosovën më vjen në mend. Kam folur me Murat Yakinin më pas dhe jam qartësuar me të.

Kam kuptuar se është dashur të paraqes kritikat ndryshe.

Apo më mirë, të mos i paraqes fare menjëherë pas ndeshjes.

Nuk ishte momenti. Kritika pas ndeshjes me Kosovën ishte gabim”, tha Xhaka për mediumin zviceran "Blick"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat